October 30, 2024
Politikë

Ngritja e superkomisionit antikorrupsion, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Propozim premtues!

Pas prezantimit të projektrezolutës nga ana e Partisë Socialiste për të ngritur një komision të posaçëm me gjithëpërfshirje dhe aleatët, u interesuam pranë Ambasadës së SHBA nëse garantuesi kryesor i Reformës në Drejtësi e mbështet këtë nismë të mazhorancës dhe nëse do të jetë pjesë e këtij mekanizimi parlamentar.

Zyra e shtypit e ambasadës së SHBA në Tiranë dha këtë përgjigje:

“Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues. Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike. Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues.”