October 2, 2024
Politikë

Opozita miraton Planin Hetimor të ekspertes së propozuar nga PS, Rama e Çuçi nuk do të thirren në Komisionin Hetimor për “TIMS”

Komisioni Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS ka votuar pas shumë orësh Planin Hetimor. Me votat edhe të përfaqësuesve të opozitës, përjashto deputetin Asllan Dogjani, është votuar Plani Hetimor i ekspertes së propozuat nga Partia Socialiste, Vjosa Bodo.

Ky Plan Hetimor nuk parashikon thirrjen për të dëshmuar të kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Po kështu nuk do të ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.

“TIMS”/ Gjylameti: Fikeni mikrofonin kur të flas unë! Salianji: Bëni si ekspertë IT se jeni mësuar të fusni duart në buxhetin e shtetit

Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.