Propozimi për Komision anti korrupsion, në kohën kur Olsi Rama, Olta Xhaçka, Ilir Beqja, Frida Krifca, Engjëll Agaçi, Familja Meta e shumë sheikë të tjerë mbrohen haptas nga përballja me ligjin, është tallje me pritshmëritë për një drejtësi të pavarur, apo nuk është kështu?!
Ambasada amerikane lëshon lajmin e madh.
Florian Sulejmani, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, është i pari zyrtar shqiptar që përfundoi me sukses studimet në Akademinë e Lidershipit të Homeland Security të Departamentit të SHBA.
Po mirë more, po të paktën në Google të klikonit dhe do të mësonit se ky tipi është një lojatar i madh bixhozi.
Në Mal të Zi është gjetur karta e kazinosë me emrin e tij, dhe kolegu që e ka publikuar, as nuk është përgënjeshtruar, as nuk shihet si një prerje perfekt e asaj elite gazetarësh që ofron fakte në ndihmë të zhvillimit dhe përmirësimit të zbatimit të ligjit.
Pas fletës-lajm, vjen fletë-lavdërimi!
Të përgëzohet Edi Rama për qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe anti korrupsion, pasi bleu shefin e FBI-së me para të taksave të shqiptarëve, është si t’u thuash italianëve, “Nuk keni kryeqytet Romën, por Tomën”.
Propozimi për Komision anti korrupsion, në kohën kur Olsi Rama, Olta Xhaçka, Ilir Beqja, Frida Krifca, Engjëll Agaçi, Familja Meta e shumë sheikë të tjerë mbrohen haptas nga përballja me ligjin, është tallje me pritshmëritë për një drejtësi të pavarur, apo nuk është kështu?!
Pastaj, bashkëpunimi me opozitën e Saliut dhe Ilirit, këtej e quajnë çmenduri.
Po, të tërë janë tërbuar këtyre lëndinave me lule e gjemba.
Ardhja në më pak se dy muaj e ambasadorit të ri David Kostelançik, ka ngritur “pluhur” edhe në furrikun ku Babloku kishte kllukat e patronazhistëve.
Këtu ngjan se do ndahen ujërat e zeza me të bardhat.
Prerja me prekje, ndryshon nga ajo me presje, apo jo?!
Diplomacia këto vite, nuk e prek fare plagën, pasi e di mirë, se ajo presja e Carit të Rusisë, Nikolai II Aleksandrovich, pasi kishte urdhëruar për një ushtarak se duhet “Të pushkatohet, jo të lirohet”, me një ndërrim vendi “Të pushkatohet jo, të lirohet”, i fali jetën.
Prirjet për t’u besuar hollësive, para se të trashen, janë alfa e gazetarisë.
Por fatkeqësisht, normalisht për faqen e zezë të faqezinjve, asnjë media nuk e kap as këtë skandal.
Jemi në epokën ku asnjë gazetar që nuk ka ngjyer gishtin tek inceneratorët apo mafia që t’i shton pasuritë disa fish presidentit amerikan, nuk është si më të mirët, më të besuarit, si Sulejmani i Madhërishëm i Bablokut, prandaj edhe stafi i ri andej pritet të vijë me shpatën e Demokleut.
Kjo temë është e thjeshtë të vërtetohet.
Klikoni në internet dhe për secilin të vjen gati biografia.
Olsi dhe Edi Rama hajdutë, filan diplomat i korruptuar, iks gazetar i lidhur me mafien, ypsilon zyrtar shteti sheik, kontrabandist, bixhozli etj. etj.
Mbrojtja e të keqes publike dhe të mirave tuaja nga tallazet që po tërbohen, mendojmë se përzihet brenda pyetjes limonadë, Ambasada amerikane është në mbështetje të publikut apo të hajdutëve publikë?!
Pa intensitet, sëmundjet identifikohen në Google.
Të gjithë këta, edhe Sulejmanin, e njeh gjigandi i informatikës me dhëmbë e dhëmballë.
Fshatarët nuk besojnë asnjë fjalë të mirë për hajdutët me vese hata e qese të mëdha./Pamfleti