November 29, 2024
Kosova Lajmi i fundit

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi dhunohet nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, i denoncon në polici

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi, ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe të vëllain. Rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta raportoi për dhunë bashkëshortin e saj, Patrik Neziri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ku i dyshuari kishte goditur disa herë Teutën në kokë. Mësohet se Prokurori i Shtetit të Kosovës nuk e ka arrestuar Nezirin, por e ka liruar në procedurë të rregullt, njoftojnë mediat kosovare.

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi dhunohet nga bashkëshorti dhe

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga Policia mbrëmë pas mesnate. Teuta ka denoncuar këtë herë vëllain e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje. Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit. Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë dhe ndaj tij është vënë akuza e veprës penale “Dhuna në familje”.