October 30, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Pagoi Altin Dumanin për të dhunuar gruan, dënohet avokati

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka dënuar me 2 vite burg avokatin Alban Bengasi.

Avokati akuzohet se pagoi të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

Bengasi u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërkohë që do të kryejë 1.4 vite burg pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar që avokati të dënohej me 4.4 vite burg.