November 29, 2024
Politikë

Veliaj pas pyetjes nga SPAK: Vlerësoj drejtësinë, kemi aftësi vetëkuruese dhe reflektojmë

Dy ditë pas protestës së opozitës për largimin e Erjon  Veliajt nga drejtimi i Bashkisë, ky i fundit ka treguar se përse po sulmohet dhe se ku ndryshojnë sipas Veliajt, socialistët nga demokratët. Nga Asambleja e Partisë Socialiste te Tiranës Veliaj foli për besimin e tij te drejtësia, por edhe mundësinë vetëshëruese siç i quajti ai çështjet e nxehta dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë të Bashkisë.

“Ata pataksen si ne e shohim shtetin, ata e shohin për ta shqyer. Nëse ne themi që shteti ka disa struktura që bëjnë punë e disa që kontrollojnë punën. Nëse ka një anomali është normale si çdo organizëm do ta adresojë atë. Ata habiten që ne shkojmë në SPAK, që ne duartrokasim drejtësinë. Ata habiten që ne nuk i fshehim njerëzit në bodrum. Ata habiten që parlamenti ynë voton reformën në drejtësi. Ata habiten si ne kemi një aftësi vetëkuruese, reflektuese  e vetëshëruese për të përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme realitetin në Shqipëri. Edhe anëtarët e rinj të PS duhet të kuptojë që nuk ka ardhur në një familje perfekte. Kemi edhe ne korrigjimet tona, mësimet e reflektimet tona, por jemi partia më e madhe patriotike, më shtetformuese e qytetndryshuese që ka Republika e Shqipërisë”.