September 11, 2024
Lajmi i fundit Sociale

Çfarë më ndodh nga AstraZeneka? Bino: Të vaksinuarit nuk shfaqën reaksione, efektet nuk janë afatgjata

Të gjithë personat që në Shqipëri kanë kryer vaksinën AstraZeneka gjatë pandemisë së koronavirusit, nuk duhet të shqetësohen.

 

Efektet e vaksinës nuk zgjasin më shumë se 30 ditë nga aplikimi i dozës. Instituti i Shëndetit Publik sqaron se gjatë fushatës së vaksinimit anti-Covid me Astazeneka, tek qytetarët shqiptarë nuk u konstatuan reaksione apo mpiksje gjaku, efekte anësore tashmë të pranuara publikisht nga kompania AstaZeneka, e cila tërhoqi nga qarkullimi vaksinen pak ditë më parë.

 

“Keto reaksione anesore shfaqen 5 deri 30 dite nga aplikimi i saj. Keshtu personat qe kane marre AstraZeneken nuk duhet te shqetesohen. Nuk ka ndikim afatgjate. Ne I kemi monitoruar dhe nuk kane patur reaksione apo shfaqje te tilla,” shprehet Silva Bino, shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik tregon se vaksinimi në Shqipëri me AstraZeneka, për shkak të diskutimeve për efekte të mundshme anësore, zgjati 10 muaj.”

 

Nga 500 mijë doza AstraZeneka të ardhura në vendin tonë, 78% e tyre u aplikuan tek personat mbi 60 vjec vecanarisht tek mësuesit dhe pedagogët.

 

“Ne vaksinimin e filluan ne 13 mars te 2021 kur kishim vdekeje nga Covid, kur te dhenat per trobozes nuk ishin te qarta. Ky eshte nje sindrom qe ndodh edhe per shkaqe te tjerra. Ne e filluam ne nje kohe qe te dhenat ishin te sigurta. Me pas dolen disa artikuj. Pati nje terheqje te perkohshme, por e rivendosen dhe njehere. Shoqata e angleze e hematologjise. Pra nuk ihste e qarte lidhja midis vaksines dhe trompozes. Ngjan shume me disa sindroma qe ngjan meperdorimin e heparines. Te dhenat ishin te sigurta dhe u perdoro ne menyremasive ne Uk, ne Itali ndersa ne SHBA u perdor jonson e jonson. Eshte perdororderi ne dhjetor te 2021.”

 

Kompania britaniko-suedeze AstaZeneka pranoi efektin anësore të vaksinës e cila shkakton një sindromë të rrallë të mpiksjes së gjakut.

 

Ndërsa pak ditë më parë kompania e tërhoqi vaksinën nga qarkullimi. Gjatë kohës së pandemisë në Shqipëri u përdorën katër tipe vaskinash anti-covid, Pfizer, kinezja Koronavac, Astrazeneka dhe rusja Sputnik, por kjo e fundit në doza shumë më të pakta.