October 31, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Detaje nga vdekja e dy ukrainasve në Tiranë, dyshohet se ishin punonjëse seksi, shoqërohet në polici shoqja e tyre

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë pasdite në Tiranë, ku dy shtetase nga Ukraina u gjetën pa shenja jete brenda një banese në Rrugën e Dibrës. Dy ukrainaset, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, dyshohet se humbën jetën nga mbidoza e ilaçeve që kishin përmbajtje narkotike. Mëosohet se ato kishin dy javë që kishin ardhur në vendin tonë dhe ishin strehuar në një apartament në katin e tretë të cilin e kishin marrë me qera, bashkë me një mikeshën e tyre identitieti i të cilës ende nuk bëhet me dije.

Ka qënë shoqa e dhomës që i ka gjetur pa shenja jete në dysheme, ndërsa ende nuk dihet aktiviteti i tre vajzave në vendin tonë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi, ndërsa do të bëhet ekspertimi i celularëve për të vërtetuar ose hedhur poshtë akuzat. Sakaq është shoqëruar në komisariat vajza e cila i gjeti dy shoqet e saj pa shenja jete, për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë burime për mediat burimet për mediat bënë me dihe se dy ukrainaset kanë kërkuar xanax 2 ditë më parë më farmaci në Tiranë por kjo e fundit nuk ka pranuar t’ua jap, çfarë ka sjellë edhe përplasje mes tyre.

Njëra nga ukrainaset e ka kafshuar në dorë farmacisten dhe janë larguar. Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Çfarë njoftoi policia për ngjarjen?

 

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

 

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

 

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e kryeqytetit.