Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Varona të Greqisë. Dy prindër kanë hedhur në koshin e mbeturinave foshnjën e tyre të sapolindur për arsye ende të paqarta. Sipas bruimeve për mediat vendase gruaja është paraqitur mbrëmjen e kaluar në spitalin “Alexandra” ” me gjakderdhje dhe mjekët i kanë thënë se ishte shtatzënë pa mundur të përcaktojnë nëse ka pasur një abort apo lindje normale.
Më pas janë lajmëruar autoritetet me oficerë policie për të shkuar në dhomën e hotelit ku ndodhej çifti dhe për të kryer një hetim. Në atë moment i porsalindur nuk ndodhej në dhomë. Ende nuk është sqaruar se çfarë ka ndodhur saktësisht, ndërsa informacionet e para thonë se pas lindjes së foshnjës, prindërit, të cilët mësohet se janë nga Nepali, e kanë hedhur atë në kosh pa u identifikuar ende.
Sipas po të njëjtave burime, në dhomë ka pasur gjak, si në tualetin, në çarçafë dhe në vende të tjera. Autoritetet po përpiqen të lokalizojnë kamionin e plehrave, si dhe trupin e foshnjës, ndërkohë që hetimet vijojnë.