Euron vijon luhatjet në të njëjtën trajektore. Këtë javë monedha europiane e mbylli duke u këmbyer për 100.51 lekë ose 0.06 lekë më pak se në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në shitje euro tregtohet për 100.83 lekë ndërsa mund të blihet për 100.18 lekë.
Në rënie kanë qenë dhe valutat e tjera si dollari amerikan, paundi britanik apo dhe franga zviceran.