December 6, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Grabitet çifti italian në Vlorë, autorët thyejnë xhamin e ‘Audit’ dhe marrin 2500€

Një çift italian është grabitur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se çifti kishte parkuar makinën e tyre tip ‘Audi’ në zonën e Lungomares dhe në këtë moment disa persona i kanë grabitur.

 

 

Autorët kanë thyer xhamin e pasagjerit duke grabitur 2500 € dhe të gjithë dokumentacioni dhe sendet me vlerë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor, ndërsa mësohet se janë marrë në pyetje dhe persona që mund të kenë qenë dëshmitarë.