October 2, 2024
Bota Lajmi i fundit

I arrestuari merr armën e policit dhe qëllon në drejtim të tij, 2 të plagosur

Dy oficerë policie u plagosën rëndë të enjten mbrëma pas të shtënave në Francë. Ngjarja u regjistrua në një stacion policor në Paris ku një burrë i mori armën e shërbimit një polici dhe hapi zjarr.

Ngjarjet u zhvilluan pak para orës 22:30 ndërsa sulmuesi sapo ishte arrestuar. Oficerët po i nënshtronin një kontrolli trupor kur sulmuesi veproi ndaj tyre.

Sipas mediave të huaja, dy efektivët e policisë u transportuan në spital, ku u shtruan në repartin e terapisë intensive.