May 13, 2024
Tirana, Albania
Politikë

“Ka shumë arsye për të festuar”, SHBA e BE njëzëri: Reforma në drejtësi e pakthyeshme, s’ka hapa pas!

Në ditën e tyre, institucionet e reja të drejtësisë morën edhe një herë mbështetjen nga SHBA e BE për të çuar përpara reformën në drejtësi e cila është ‘e pakthyeshme’

Ambasadori i BE-se përcolli mesazhin se reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe se “arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme”. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, tha ambasadori Silvio Gonzato, ndërsa nënvizoi se SPAK duhet të mbështetet nga qeveria dhe institucionet.

“Ka shuma arsye për të festuar sot. Progresi i bërë nga SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pastrimi nga sistemi i drejtësisë i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar… Është kërkuar shumë kurajë për të qenë krenarë me punën e bërë nga SPAK. Reforma në drejtësi duhet të forcohet, duhet konsoliduar dhe duhet çuar përpara për të pasur më shumë rezultate. Këto rezultate t’u shërbejnë qytetarëve. Në këtë javë të Evropës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjithë këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme.

Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit duke përfshirë dhe qeverinë. Me këtë reformë është bërë shumë por sigurisht ka ende punë për të bërë. Doja t’u falënderoja për punën e bërë. BE mbështet institucionet e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ky takim është bërë me asistencën e BE. Ky është fakt që do vazhdojë mbështetjen ndaj BE.

Nuk mund të kemi hapa pas. Arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme. Çfarëdolloj përpjekjeje për të shmangur këto rezultate do të vijnë në kurriz të pritshmërisë që kanë qytetarët”, tha ambasadori Gonzato.

Edhe përfaqësuesi i SHBA-së, David Wisner në një zë me ambasadorin e BE-së tha se reforma në drejtësi është e pakthyeshme ndërsa nënvizoi se lufta kundër pandëshkueshmërisë nuk fitohet e vetme. Wisner tha se pritshmëritë për drejtësinë janë të mëdha, ndërsa theksoi se politika duhet të bëjë më shumë.

“Shteti i së drejtës që duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona, Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë apo perfekte port ë gjithë qytetarët shqiptarë do të jenë krenar për punën e bërë. Ju dhe institucionet e tjera atë pavarura po sillni përgjegjshmëri për sistemin e drejtësisë duke ndërmarrë veprime kundër krimit të organizuar. Sfidat me të cilat përballeni janë të mëdha, ka pengesa dhe do të ketë më shumë vetting.

Duke qenë se ka presion politik pritshmërie publike janë të mëdha. Është me shumë rëndësi puna juaj. Takimi është një shembull se institucionet nuk mund të punojnë vetëm. SHBA është krenare që punon me drejtësinë për të ndihmuar Shqipërinë që të ketë një të ardhme më të mirë. Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme. Presim që institucionet në drejtësi të jenë afatgjatë, populli shqiptar e kërkon, përpjekjet tuaja për të përmirësuar qeverisjen.

Më shumë duhet të bëhet nga politikanët. SHBA do të mbështesë përpjekjen për reforma në përputhje me kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit, inkurajojmë më shumë bashkëpunimin për reformat. Është një hap i rëndësishëm për popullin shqiptar. Nuk është vetëm për institucionet e drejtësisë. Shqipëria SHBA dhe BE kanë besim.”- tha Wisner.