May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Kapet me tre armë zjarri pa leje, arrestohet i riu shqiptar në Greqi (EMRI)

Një 29-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Greqi, pasi është kapur me 3 armë zjarri pa leje. Operacioni është zhvilluar në banesën e Meritan Çalaj nga Mallakastra në Kalamies Neas Irakleas në Halkidiki.

Gjatë kontrollit policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “Zastava”, 1 pistoletë “HS-9”, 1 pistoletë “Fb Radom Vis Mod35”, 58 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 0.3 gram kokainë, 1.6 gram marijuanë, 1.5 gram hashash cokollatë, 1 peshore elektronike, 2800 euro dhe 2 celularë.

Hetimet për rastin kanë nisur, ndërsa raportohet se Meritan Çalaj rezulton me precedentë si në Shqipëri ashtu edhe në Greqi.