September 11, 2024
Sport

Mbrojtësi pëson një goditje cerebrale në shtëpi, 20-vjeçari rrezikon jetën!

Félix Garreta, një qendërmbrojtës 20-vjeçar që i përket Betisit dhe është i huazuar te Amorebieta, në Liga e 2-të spanjole, u rrëzua këtë të enjte në shtëpi dhe u shtrua në kujdesin intensiv në një spital të Barcelonës, me një dëmtim traumatik të trurit.

Jeta e të riut katalanas është në rrezik dhe prognoza e tij është e ruajtur, ndërsa orët e ardhshme janë vendimtare.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes dhe pak më pas, stërvitja e Amorebietës u ndërpre, kur skuadra mësoi për fatkeqësinë. Garreta konsiderohet si një nga premtimet e mëdha të skuadrës së Betisit dhe këtë sezon ka shënuar 4 gola në 33 ndeshje.