Një punonjës i policisë në Komisariatin e Himarës është shpallur në kërkim pasi akuzohet për përndjekje, dhunë dhe armbëmbajtje pa leje. AMP njofton se efektivi Festim Xhafaj, përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës me automjet, dhe më 3 maj të këtij viti ka përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.
Gjiothashtu njoftohet se nga kontrollet në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar armë të ftohta, thikë dhe biçak. Përpos përndjekjes, dhe mbajtjes së armëve të ftohta efektivi akuzohet gjithashtu edhe për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dhunë në familje”.