Lista Serbe nuk humb asnjë rast për të sulmuar qeverinë e Kosovës, duke krijuar pretekste për trazira. Kjo forcë politike, që kontrollohet nga Beogradi, pretendon se policia e Kosovës ka arrestuar Sllobodan Miletiç, një serb nga veriu pa asnjë arsye.
Ndalimi i tij është bërë në pikën kufitare të Jarinjës.
“Ky arrestim është pasojë e shtypjes sistematike të popullit serb dhe serbëve të nderuar, dhe në të njëjtën kohë një mesazh për komunitetin ndërkombëtar nga regjimi në Prishtinë se do të vazhdojnë t’i persekutojnë serbët nëse nuk respektojnë dëshirat dhe kërkesat e tyre”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Kjo forcë politike kërkon lirimin e tij, pavarësisht se ende nuk di se për çfarë akuzohet.