Roan Brahimi, (Sidorel Prendi) i cili u ekzekutua me armë zjarri një natë më parë në Athinë, është nga fshati Pllanë i Lezhës.
Në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Ndërsa në vitin 2014, ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër. Konkretisht mbetën të vrarë Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
Roan Brahimi, i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit në një atentat të mirëfilltë mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas të Athinës.
Krimi, në sy të gruas dhe djalit të vogël ndodhi në një zonë të populluar. Nga plumbat gruaja e tij mbeti e plagosur.