December 6, 2024
Bota Lajmi i fundit

Tërmet i fuqishëm në brigjet e Tajvanit, lëkundjet ndihen dhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 5.8 ka goditur brigjet lindore të Tajvanit. Tërmeti ka tronditur ndërtesat e kryeqytetit Taipei, ndërsa në brigjet e qarkut Hualien kishte një thellësi prej 10 kilometrave. Bëhet e ditur se kjo lëkundje është ndjerë edhe në Japoni.

Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe është i prirur ndaj lëkundjeve. Ai është goditur së fundmi nga një tërmet me magnitudë 7.2, më i fuqishmi në 25 vitet e fundit, e që la të vdekur 17 persona.

Gjithashtu, më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në jug të Tajvanit në vitin 2016, ndërsa një tjetër me magnitudë 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në vitin 1999.