December 5, 2024
Politikë

Vizita e Ramës në Athinë në 1-vjetorin e arrestimit të Belerit, Klosi: Nuk ndikojmë në politikat e brendshme të vendit

“Nuk ka asnjë tendencë që takimi i Athinës të ndikojë në politikat e brendshme të vendit. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, kur u pyet që vizita e kreut të qeverisë korrespondon me 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.

“Përsa i përket arrestimit dhe kapjes në flagrancë të kandidatit të opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 14 majit duke manipuluar procesin zgjedhor dhe rezultatin e Himarës ne këtë tur e kemi njoftuar që në 8 dhjetor dhe do të kemi kontakt të vazhdueshëm me diasporën. Nuk ka asnjë lidhje me datën e një viti arrestimi të kandidatit të Himarës dhe nuk ka asnjë tendencë që takimi i Athinës, Londrës e Dyseldorfit të ndikojmë politikat e brendshme të vendit”.

Nga dita e diel kryetari i partisë dhe kryeministri Edi Rama fillon nga Athina një tur takimesh me diasporën shqiptare që do të jenë në 4 faza të përcaktuara: në Milano më 26 maj, Londër më 2 qershor dhe Dusseldorf më 16 qershor.

Në një deklaratë për mediat teksa foli për rienergjenizimin e partisë, ai foli për votën e emigrantëve, për të cilën partia e tij ka shprehur vullnetin, por duhet që komisioni të diskutonte për kushtet teknike për realizimin e saj.

“Vullneti i PS për votën e emigrantëve është i shprehur. Është sanksionuar vota e emigrantëve. Vizota e Ramës ka të bëjë edhe me këtë dimension kontaktet e shtetit amë me diasporën për të pasur një rienergjizim të raportit të emigrantëve me shteti shqiptar. Përsa i përket raportit me votën e emigrantëve, ne këtë vullnet e kemi shprehur dhe komisioni bipartizan ta diskutonte gjerësisht këtë temë dhe të zbatonte kushtet teknike që kjo votë të realizohej sepse ka nevojë për një procedurë standarde”.

Klosi foli edhe për zgjedhjet dy ditore që do të zhvillohen sot dhe nesër në 5200 organizata socialiste, ku 95 mijë anëtarë aktivë do të zgjedhin delegatët e Kongresit të PS.

“PS përcaktoi një sërë etapash në kuadër të rienergjinizmit, e cila në ditët e sotme ka momentin final. 5200 organizata socialiste në shkallë vendi thërret sot plot 95 mijë anëtarë aktivë për të votuar për delegatët e Kongresit të PS. Kjo vjen për zgjedhjen e kryetarëve të çdo organizate të PS. Kemi një ristrukturim të plotë të organizatave të PS. Delegatët e kongresit do të zgjidhen me parimin një anëtar një votë, sot fillon procesi i votimit që do të shtrihet në dy ditë, nga sot pasdite në orën 15:00-19:00”.  

I pyetur nëse do të ketë PS të njëjtin standard për hetimet ndaj Veliajt siç ka pasur për zyrtarët e tjerë, që ta lërë të përgjigjet vetë para drejtësisë, Klosi u përgjigj: “Nuk kemi asnjë koment për vendimet që do të marrë drejtësia, por kushdo që është kërkuar për të dhënë informacion nuk ka pasur pengesë nga PS e nga kryeministri dhe është një realizim i një premtimi tonë elektoral, realizimi i një drejtësie të pavarur dhe nuk mund të jetë e komanduar nga vullneti politik. Kushdo do të japë informacione”.