October 2, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Vritet armiku i Vis Martinajt në Greqi/ Gazetarja: Viktima Roan Brahimi kërkohej për vrasjen e Brilant Martinaj

Gazetarja Etleva Delia tha se shqiptari që u ekzekutua në Athinë, Roan Brahimi, ka qenë një nga personat, i cili kërkohej për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Vis Martinaj.

“Ka qenë një ndër personat që është kërkuar për t’u marrë në pyetje për atentatin ku mbeti i vrarë djali i xhaxhait të Vis Marinaj, Brilant Martinajt”, tha ajo.

Roan Brahimi njihej si armik i Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe autoritetet shqiptare janë shprehur se nuk kanë informacion për fatin e tij.

Ekzekutohet shqiptari në Greqi, mediat greke nxjerrin pamjet: Autorët e kanë ndjekur, gjithçka ndodhi para syve të djalit

Por, në një hark kohor prej një viti e gjysmë janë ekzekutuar tre persona, dy armiq të Ervis Martinaj, përkatësisht Gentjan Bejtja në Fushë Krujë, Roan Brahimi, i vrarë sot në Greqi, ndërsa personi i tretë që mbeti i vrarë gabimisht ishte kamerierja e lokalit të Fation Muratit në “Don Bosko”, Mimoza Paja.

“Në një rrjedhë kronologjike është vrasja e tretë.  Ngjarja e parë mbeti e vrarë gabimisht kamarierja e lokalit të Ftion Muratit në Don Bosko, u vra Gentjan Bejtja dhe sot Roan Brahimi. Bëhen tre ngjarje prej një viti e disa muaj që lidhen me Vis Martinaj, ndërsa për katër muaj bëhen dy vjet nga zhdukja e tij”, tha ajo.

Fation Murati u arrestua në tetor të 2022 ndërsa po lëvizte në makinë me një nga personazhet e njohur në botën e krimit, Indrit Doklen, i njohur për armiqësinë e tij me Ervis Martinaj, pasi ky i fundit ka qenë i gatshëm të paguajë 500 mijë euro për ekzekutimin e Dokles.

Roan Brahimi u ekzekutua në qendër të Athinës, në 2020 i qëlluan me armë lokalin e të atit në Lezhë! Dy kushërinj ju vranë në një atentat në 2014

Gjithashtu, emri i Muratit doli në skenë edhe në atentatin ndaj Brilant Martinajt, i afërm i Ervi Martinajt i cili prej muajsh rezulton i zhdukur dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij. Në këtë atentat, në zonën e Fushë Krujës, mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Në atë kohë grupi hetimor mori në pyetje Muratin si person që kishte dijeni për ngjarjen, por e la të lirë më pas. Grupi ka patur dyshime se Murataj ka patur dijeni për atentatorët, por edhe pse dha deklarime për këtë ngjarjen, nuk u gjetën prova për implikimin e tij, duke e lënë të lirë. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë gjithashtu i lirë.

Sipas gazetares, atentati ndaj Roan Brahimit dukej se ishte i mirëorganizuar.

“Duket se ka qenë një atentat i mirëorganizuar, pasi objektivi është ekzekutuar”, tha ajo.