October 9, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, mësoni parashikimin e motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugore – Juglindore duke gjeneruar momente me rrebeshe shiu.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke ri-kthyer kthjellimet.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mbeten kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4 °C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 25°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor dhe Verilindor; duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët.