December 18, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

“Fole” prostitucioni në Unazën e Re, arrestohet menaxherja, procedohen 4 masazhieret

Katër punonjëse të proceduara penalisht dhe menaxherja e tyre e arrestuar. Ky është bilanci i një aksioni të policisë, që ka mësyrë në biznesin e regjistruar si qendër masazhesh në “Unazën e Re”, por brenda së cilit ushtrohej prostitucion.

 

Uniformat blu kanë proceduar penalisht edhe një 49-vjeçar të gjetur brenda qendrës së masazheve, ndërsa në kërkim është shpallur një 29-vjeçar që administronte subjektin.

 

“U organizua dhe finalizua operacionin policor i koduar “Flower”. Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh. U proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë. U shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 29 vjeç. Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.”