December 5, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

“Në publik po serviret një manipulim”/ Maya reagon për herë të parë pas konfliktit viral me bashkëshortin: Nuk u shfaq e gjitha…

Këngëtarja e njohur shqiptare Maya, ka folur për herë të parë pas publikimit të videos virale, ku ajo u përfshi në një konflikt me bashkëshortin në shtëpinë e tyre. E ftuar në “Cherry on Top”, Maya tregoi ndjesitë aspak të mira që e pasuan pas asaj videoje të publikuar në media, por tha se e ka kaluar tashmë dhe çështja është në duart e drejtësisë.

 

“Para se të jem këngëtare, jam nënë, kur je nënë ke ca përgjegjësi më të mëdha. Gjërat private zgjidhen në shtëpi, nëse jo, në gjykatë. Ndodhin, kështu është jeta. Kjo pjesa që deshën të më bënin keq, njerëzit më kanë pritur dyfish më mirë, kërkesat më janë shtuar 10-fish. Njerëzit ndryshojnë, ndodhin fenomene, nuk e di…nuk u ndjeva mirë. Unë e dija çfarë ka ndodhur dhe në të vërtetë nuk u shfaq e gjitha.” tha këngëtarja.

Sipas saj videoja është një manipulim, gjykata do të vendosi për këtë pasi Maya ka pranuar se do merret vetëm me rrugën ligjore. Gjithashtu Maya tha se e vërteta është përtej asaj videoje, por që nuk do donte të fliste për të.

 

“Kemi pasur edhe vite të bukura por kaq, nuk dua të them më shumë se do dilte e vërteta dhe e vërteta nuk është e bukur. Unë jam artiste, ma ka dhënë Zoti këtë. Kur vesh pallton e skenës, më ikin të gjitha hallet me publikun që pret energjinë tënde.”

 

Maya tha se u ishte shumë mirënjohëse kujdo që e kishte mbështetur dhe bëri një falënderim publik për fansat.

 

“Nuk jam marrë me rrjetet sociale, nuk merrem aspak se nuk dua të marr energji negative.” u shpreh Maya.