May 27, 2024
Politikë

Takimi i Ramës në Athinë, burime nga autoritetet greke: 1 mijë efektivë policie në gatishmëri

Rreth 1 mijë efektivë policie do të jenë të angazhuar për takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët në Athinë. Shefi i qeverisë shqiptare pritet të mbërrijë nesër në orën 9:30 në Stadiumin Galatsi, i shoqëruar nga anëtarët e kabinetit.

Vizita e tij në Athinë do të jetë një ditore pasi është parashikuar që largimi të bëhet rreth orëa 18-19 të ditës së diel.

 

Takimi me shqiptarët është thirrur në orën 11:00 por nuk do të ketë vetëm fjalime politike të Kryeministrit Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm Klosi. Ora e parë e takimit do të ketë në fokus argëtimin.