September 12, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

U ekzekutua në sy të partneres në Athinë/ Roan Brahimi bënte jetë të dyfishtë, familja dhe gruaja tjetër e prisnin në Shqipëri

Një atentat me armë zjarri ka tronditur dy ditë më parë Athinën, ku i vdekur mbeti 32-vjeçari shqiptar, Roan Brahimi dhe u plagos lehtë partnerja e tij 37-vjeçare Katerina Beqo.

 

Mediat greke kanë zbuluar se 32-vjeçari i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi, jetonte në Bajron me partneren e tij 37-vjeçare, me të cilën sot pati një fëmijë 7 vjeç, i cili ishte edhe dëshmitar okular i ekzekutimit të tij. Por Brahimi ishte martuar zyrtarisht në Shqipëri me një grua tjetër, me të cilën kishte edhe fëmijë.

 

Ndërkohë autoritetet greke kanë rindërtuar skenën e vrasjes, ku konstatuan se autorët i janë afruar shënjestrës së tyre, ndërkohë që ai dhe partnerja e tij po prisnin që djali i tyre 7-vjeçar të kthehej nga parku.

 

Një nga personat ka zbritur nga motori dhe e ka qëlluar me pistoletë e ka qëlluar Brahimin dy herë në kokë nga xhami i makinës së viktimës që ishte gjysmë i hapur. Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe rrugën e ndjekur nga ata për tu larguar nga vendngjarja. Gjithashtu po pyeten dhe personat me të cilët viktima kishte kontakte në Greqi. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për vrasës të punësuar, të cilët kanë ndjekur dhe identifikuar objektivin e tyre. Kjo për shkak sepse raportohet se autorët mbanin nën vëzhgim prej disa kohësh familjen e viktimës.

 

Kush ishte Roan Brahimi?

 

Roan Brahimi nuk është emër i panjohur për drejtësinë dhe policinë shqiptare. Kjo pasi Brahimi është një nga personat që dyshohet se ka pasur gisht në antetatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku vdiq Klisman Preçi. Roan Brahimi është shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Si autorë të së njëjtës ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

 

Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por 108 plumba blindshpues arritën që u futen brenda mjetit. 28-vjeçari Preçi u qëllua i pari, në momentin që ka zbritur nga makina. Pas tij, Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat. Preçi humbi jetën ndërsa Ibrahimi mbijetoi. Para prokurorëve, Ibrahimi nuk ka dhënë asnjë detaj nga ngjajra e ndodhur.

 

Sipas dokumentave sekrete të policisë, gjithçka thuhet se lind pas një konflikti që Roan Brahimi kishte me Ylli Brahjan. Ku ky i fundit, sipas dokumentave të prokurorisë, mendohet se e ka çuar Roan Brahimin në një nga bazat ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Bazë që ndodhet në afërsi të Fushë Kuqes, ku mendohet se Rohan Brahimi është dhunuar në mënyrë barbare. E gjitha kjo për borxhet që lidheshin me lojërat e fatit. Me daljen e tij gjallë nga aty, ai thuhet se ka paralajmëruar Ylli Brahjan se “nuk ja falte kurrë atë që i kishte bërë”.

 

Roan Brahimi po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh. Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.