Këngëtarja kolumbiane Shakira kishte veshur një fustan të kuq mahnitës që tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në Met Gala. Krahas hyrjes së saj plot stil Shakira ishte e shoqëruar edhe nga një mashkull misterioz, i cili bëri disa foto me të.
Që nga ndarja e saj nga Gerard Pique, Shakira është bërë një figurë akoma më publike, duke u zhvendosur në Miami dhe duke marrë pjesë në të gjitha llojet e ngjarjeve sociale dhe publike. Ajo gjithashtu mori pjesë në Met Galan e saj të parë e veshur me një fustan Carolina Herrera, duke marrë vlerësime tejet pozitive.
Bëhet ne dije se mashkulli krah saj është Wes Gordon, drejtori kreativ i Carolina Herrera dhe një pjesë kyçe në pamjen e saj atë ditë. Gjatë ecjes së Shakirës në tapetin e kuq, Gordon siguroi që çdo pjesë e veshjes dhe pamjes së saj të vendosej dhe të mbulohej siç duhet.
Në video të ndryshme që janë shpërndarë në internet, Gordon shihet duke rregulluar bishtin e fustanit.