Një konflikt midis xhaxhait dhe nipit në fshatin Merqi të Lezhës është shuar nga ndërhyrja e policisë, para se 67-vjeçari të përdorte armën mbi të afërmin e tij.
Blutë kanë vënë në pranga Pjetër Nikën, pasi ai e kërcënoi nipin e tij me një armë zjarri tip pistoletë, pasi më parë ishin konfliktuar për motive pronësie.
“Me marrjen e njoftimit për një konflikt në fshatin Mërqi, ku shtetasi P.N kanoste me armë zjarri nipin e tij shtetasin F.N, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe të Forcës “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak, që dyshohet se e posedonte shtetasi P. N., 67 vjeç, banues ne Merqi, Lezhë. Në përfundim te veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhe bënë arrestimin ne flagrancë të shtetasit P. N., për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’”.
Gjatë kontrollit në banesën e të moshuarit, efektivët kanë zbuluar edhe një sasi municioni luftarak.