October 2, 2024
Lifestyle

A do të rikthehet në ekran? Ilda Bejleri shuan kureshtjen dhe tregoj detaje për mëmësinë

Ilda Bejleri, e ftuar në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, foli për mëmësinë dhe rikthimin e saj në ekran, në një emision sportiv. Për këtë të fundit, tha se për momentin, nuk do të rikthehet.

 

“Rikthimi në ekran ende jo, nuk kam menduar diçka ende. Unë sportin e dashuroj pavarësisht se këto kohë jam shkëputur. Unë e konsideroj profesion dhe kur diskutoj me partnerin tim ky është profesioni im”

 

Arsyeja pse nuk kemi ende një rikthim të sajin është e thjeshtë dhe e qartë: Ajo jeton një jetë të qetë me vajzën, bashkëshortin dhe familjen e saj. “Kam dashur të jetoj një jetë të qetë me vajzën, burrin, familjen, se më kishte marrë malli”.

 

Ajo tha gjithashtu tha se Siena është goli i jetës së saj:

 

“Siena është goli i jetës sime, padiskutim që është vajza ime dhe më ka ndryshuar jetën në çdo dimension të saj. Ka një kohë për çdo gjë, kjo ishte koha e Sienës, padiskutim që Siena shkon 2 vjeç i jam rikthyer jetës sime, nuk kam bërë edhe nënën, unë bëj edhe punë të tjera, kam dashur që të jem me të në çdo moment”, shtoi ajo.

 

Në gusht të vitit 2022, Ilda u bë nëna e Sienës. Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, ajo tregoi për momentin kur e kuptoi se ishte shtatzënë.

 

“Bëra shtatë-tetë teste për t’u siguruar që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje”, u shpreh ajo asokohe.

 

Ilda rrëfeu edhe reagimin e partnerit: “Unë ia thashë partnerit direkt sapo e zbulova se jam shtatzënë, ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi zbuluar shumë bukur. Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena. Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit. Sa ia merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë. Natën qëndroj vetë, ajo është pjesa më e vështirë. Marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të. Më mirë një pa gjumë se sa të dy”. – tha ajo.