May 13, 2024
Tirana, Albania
Bota Lajmi i fundit

Aksidentohet autobusi me nxënës, 11 persona humbin jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në indonezi ku si pasojë humbën jetë 11 student. Mësohet se autobusi i shkollës, i cili transportonte mbi 60 nxënës dhe mësues, u përplas me një makinë dhe tre motoçikleta. Gjithashtu aksidenti ka ndodhur mes qyteteve Depok dhe Lembang. Në mesin e pasagjerëve të vdekur ka nëntë gjimnazistë dhe një profesor. Gjithashtu janë 13 të plagosur rëndë.

 

Nëntë persona vdiqën në vendngjarje dhe dy të tjerë vdiqën më vonë në spital, duke përfshirë një mësues dhe një shofer lokal. Pesëdhjetë e tre persona të tjerë u shtruan në spital me lëndime, duke përfshirë disa në gjendje kritike. Ne jemi ende duke hetuar shkakun e aksidentit, por një hetim paraprak tregoi se frenat e autobusit nuk funksionuan,” thuhej në deklaratë.