October 2, 2024
Politikë

Basha kryeministër dhe Rama president? Kryetari i PD-së jep përgjigjen e papritur

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një podcast të transmetuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ndër të tjera është pyetur edhe për një ‘teori konspiracioni’ që qarkullon së fundmi.

 

Sipas kësaj teorie, në zgjedhjet e ardhshme, vendi do e shohë Bashën si kryeministër, dhe Edi Ramën si president.

 

Një teori është që në zgjedhjet e ardhshme Basha do jetë kryeministër dhe Rama president…

“Pjesa e parë është e vërtetë, për pjesën tjetër, Rama duhet të japë llogari për keq-qeverisjen” tha Basha.

 

Teksa u pyet se cili është dëmi më i madh që sipas tij, Edi Rama, i ka bërë vendit, Basha tha:

 

“Shpopullimi është dëmi më i madh që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë, është dëmi më i rëndë, largimi masiv, zbrazja e Shqipërisë. Në radhë të parë duhet të krijojmë mundësi për shqiptarët”.