Një i moshuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në banesën e tij në Korçë.
Mësohet se Skënder Kita 82-vjeç jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët.
Gjithashtu motra e tij ka bërë denoncimin pasi ajo pre 1 muaji nuk kishte kontakt me 82-vjeçarin.
Menjëherë pas denoncimit policia ka shkuar në banesë dhe ka gjetur pa shenja jete 82-vjeçarin i cili është transportua në morgun e spitalit.