Zvicra ka fituar Eurovisionin për vitin 2024. Vendin e dytë e ka marrë kënga e Kroacisë, ndërsa Ukraina është pozicionuar në vend të tretë.
Eurovizioni këtë vit u mbajt në Malmo të Suedisë pasi Loreen vitin e kaluar fitoi me këngën ‘Tattoo’. Kjo artiste edhe në vitin 2012 i solli fitoren Suedisë me këngën ‘Euphoria’, duke u bërë artistja e dytë në historinë e festivalit që fitoi dy herë.
Finalja e Eurovisionit këtë vit është shoqëruar me shumë polemika pas pjesëmarrjes së Izraelit në këtë festival muzikor. Protesta të shumta e kanë shoqëruar këtë eveniment. Mijëra vetë në Malmoe kërkuan këto ditë përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza. Shqipëria me këngën “Titan” të Besës nuk arriti të kualifikohej në finale.