December 14, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Kishte dalë për vrap, turisten e huaj e kafshojnë qentë e rrugës në Lungomare

Një turiste e huaj është kafshuar nga qentë e rrugës mëngjesin e sotëm në zonën e Lungo Mares, Vlorë, pasi ishte duke vrapuar.

 

Ajo është kafshuar në këmbë.Vizitorja e re kishte dalë për vrap, kur është rrethuar nga 4 qen rruge, ndërsa ajo e frikësuar përpiqet të largohet sërish me vrap.

 

Një banor i sugjeron në shqip që të mos vrapojë, ndërsa disa të tjerë i kanë dhënë ndihmën e parë, duke e dezinfektuar plagën me raki.

 

Ky nuk është incidenti i parë që qentë e rrugës sulmojnë qytetarët.