Personi në foto është 20-vjeçari nga fshatin Margegaj i Tropojës që humbi jetën sot në një aksident të rëndë rrugor.
Mësohet se i riu udhëtonte me një automjet, drejtuar nga një shok i tij, kur u përplasën anës rrugës dyshohet si pasojë e shpejtësisë.
Erimsjan Gjocaj ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, i cili u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.
Makina përplaset me bordurën anësore, humb jetën 20-vjeçari në Tropojë