Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tropojë, ku raportohet se një 20-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, ku drejtuesi i mjetit, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.
Mësohet se drejtuesi i automjetit është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pasagjeri fatkeqësisht ndërroi jetë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e lartë.