December 6, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

Reshje shiu në zonat malore, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

 

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

 

në bregdet: 14 / 24 °C ,

 

në vendet e ulëta: 12 / 23 °C,

 

në vendet malore: 6 / 18 °C.