December 5, 2024
Politikë

“Të rrojmë si vëllezër”, me vargjet e Naimit, Rama-Mitsotakis: Të fala nga unë e shqiptarët! Mesazhe të forta Greqisë

“Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjët tanë, duam të rrojmë ngaherë me harmoni, si vëllezër, veç e drejta e secilit gjithnjë të respektohet”… me vargjet e të madhit Naimt Frashëri, të shkruara në gjuhën greke, kryeministri Edi Rama zgjodhi që t’ia përcillte si mesazh, homologut, apo mikut të tij, siç ai e quajti, Kyriakos Mitsotakis. Në pamundësi për ta takuar sot, për shkak se Athina zyrtare e ka quajtur provokim takimin e tij me emigrantët në Greqi, Rama i dërgoi të fala, nga ai vetë, por edhe nga shqiptarët e pranishëm në pallatin e sportit “Galatsi”, në Athinë.

 

“Po i lë një pusull mikut tim, i dashur në 1986 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkruajti në Greqisht vjershën e tij, dëshira e vërtetë e shqiptarëve “

 

“Ne me sllavët e me grekët, me të gjithë fqinjët tanë,

 

Duam të rrojmë ngaherë me harmoni, si vëllezër,

 

Veç e drejta e secilit gjithënjë të respektohet”,…..shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”, tha Rama.

 

Në më shumë se 60 minuta fjalim para emigrantëve në Athinë, kreu i qeverisë shqiptare përcolli mesazhe të forta për Greqinë. Teksa takimin e tij, Athina zyrtare “nuk e ka parë me sy të mirë”, pasi vjen në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, (12 maj 2023) Rama nuk nguroi që t’u kthente përgjigje, ndonëse pa përmendur emra. Ai vuri theksin se Shqipëria është një vend i cili asnjëherë nuk i ka shkelur asnjë të drejtë anëtarëve të asnjë minoriteti.

 

“Ama kurrë asnjë rast një grek etnik në shqiptarinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij, kurrë. Në asnjë rast grekëve etnik nuk i është mohuar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës, e pronës, kurrë. Asnjëherë në asnjë rast, qytetarëve grek të Shqipërisë nuk i është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes”, tha Rama.