November 29, 2024
Politikë

Vizita e Ramës në sytë e medias greke, “S’kam ardhur për të provokuar”, lajmi kryesor në shtetin fqinj

“Protothema” shkruan se në fjalimin e kryeministrit, që zgjati më shumë se 1 orë, Rama “pohoi se nuk ishte aty për të provokuar”.

 

“Në fjalën e tij, Rama theksoi se pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, po diskutohet për marrëveshjet e pensioneve me Greqinë!, shkruan Protothema.

 

Edhe Cnn.gr e vë theksin tek fjala e Ramës “nuk kam ardhur të provokoj”, duke shkruar se “Kryeministri ka dhënë garancinë se nuk ka ardhur për të provokuar por për të takuar njerëzit e tij”.

 

Nga ana tjetër, Kathimerini ka shkruar se ky takim ka ndezur tensione të reja në marrëdhëniet greko-shqiptare si dhe është një ngjarje që pason komentet e Ramës të shtunën.

 

“Greqia është një vend demokratik. Nuk mund të pengonte një lider të bënte një vizitë private dhe të fliste me bashkëfshatarët e tij.

 

Kjo çështje ka marrë më shumë vëmendje sesa duhet por nuk është koha e duhur para zgjedhjeve europiane”, citon Kathimerini fjalën e Ramës.

 

Mediat greke shkruajnë se qeveria greke ka zgjedhur të mos reagojë për vizitën e Ramës, duke sqaruar vetëm se nëse do ketë provokime, do të përgjigjet.