September 11, 2024
Politikë

“Zgjedhja e ditës së sotme nuk është e rastësishme”, Rama në Athinë, Beleri mesazh nga burgu: Dëshiron të provokojë Greqinë, por nuk do t’ia dalë

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë në takimin me emigrantët, kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri me anë të një mesazhi nga burgu e konsideron këtë si një provokim. Beleri thotë se Rama nuk do t’ia dalë me këtë provokim.

 

“Zgjedhja e ditës së sotme për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë nuk është e rastësishme”, thotë Fredi Beleri teksa i referohet ditës së arrestimit të tij. Sipas tij, Rama zgjodhi këtë ditë pasi e ka shqetësuar nominimi i tij për postin e eurodeputetit.

“Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do t’ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, përfundon mesazhi i Belerit.