Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi mbledhjen e përjavshme, ku kryetari Bledi Çuçi e nisi fjalën me një falënderim për deputetët për të gjithë angazhimin e tyre në takimin që kryeministri Rama mbajti me bashkatdhetarët në Athinë.
Çuçi kërkoi nga deputetët po të njëjtin përkushtim edhe për takimet e tjera të turit me Diasporën. I radhës është takimi në Itali më 26 maj.
“Të gjithë kolegët që kanë lidhje personale apo elektorale të angazhohen për takimin e radhës në Milano pas dy javësh. Ju kërkoj ta merrni me shumë impenjim”, tha Çuçi.
Mbledhja vijoi më pas me diskutime për agjendën parlamentare.