September 11, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

EMRAT/ Krim në familje në Lezhë, djali godet për vdekje me thikë nënën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku dyshohet se djali i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën me thikë.

Policia ka bërë të munduar arrestimit e djalit, shtetasit Arsen Dani, 62-vjeç. Ndërkohë mësohet se viktimë ka mbetur 88-vjeçarja Gjylie Dani.

Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë në lagjen “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.