September 11, 2024
Aktualitet Lajmi i fundit

KPA e riktheu në detyrë, burokracitë e lënë sërish “pa punë” prokuroren Antoneta Sevdari

Antoneta Sevdari, prokurorja e kthyer në detyrë të premten nga një vendim i KPA, është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, pjesë e së cilës ka qenë më herët. Ndonëse vendimi i KPa ka efekt të menjëhershëm nuk ka mundur të nisë detyrën sepse vendimi i konfirmimit të saj në detyrë nuk i është përcjellë ende institucionit.

Sevdari fitoi betejën ligjore me Shkallën e Dytë të vetingut, që në vitin 2019 e largoi nga sistemi.

Pasi e ankimoi vendimin në GJEDNJ, kjo gjykatë vlerësoi shkelje në shkarkimin e saj dhe detyroi shtetin shqiptar të rishikonte vendimin, nëse kjo kërkohej nga Sevdari. Pas kërkesës së saj, më 10 maj, KPA vendosi të konfirmojë në detyrë ish anëtaren e KLP, duke e rikthyer atë në sistem.