Mbreti Charles vizitoi Muzeun Ajror të Ushtrisë në Hampshire dhe bëri një zbulim tejet personal. Atje ai pati një bisedë me veteranin e Ushtrisë Britanike Aaron Mapplebeck, ku ky i fundit i tha se i ishte nënshtruar kimioterapisë për kancer vitin e kaluar.
Biseda e tyre ishte emocionale dhe tejet njerëzore. Veterani i tha monarkut britanik se gjatë kimioterapisë, ai humbi shijen. Më pas, Mbreti Charles zbuloi se e njëjta gjë i ndodhi edhe atij duke zbuluar kështu një detaj tejet personal.
Buckingham Palace nuk ka konfirmuar ende detajet e trajtimit të Mbretit, me zyrtarët mbretërorë që kanë thënë vetëm deri më tani se ai po trajtohet për një formë të pazbuluar të kancerit.