June 19, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Pas sherrit me një klient në lokal, shqiptari godet me shkelma dhe kafshon policin italian

Një shtetas shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi është përfshirë në një sherr me një person tjetër në lokal dhe më pas ka sulmuar edhe policët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 12 maj, në një klub “Evergreen” në rrugën Vasco de Gama, njoftojnë mediat italiane.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte në klub ndërsa fillon të debatojë me një person tjetër. Sherri ka agarvuar deri në dhunë fizike. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, shqiptari i ka goditur me shqelma dhe ka kafshuar një prej efektivëve.

Polici është dërguar në spital në Civitanova ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore, ndërsa policia arriti që të arrestojë shqiptarin. Shqiptari është arrestuar për plagosje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe refuzim për të dhënë informacion mbi identitetin.