May 13, 2024
Tirana, Albania
Kronikë Lajmi i fundit

Përleshje masive mes shqiptarëve në Greqi, raportohen 5 arrestime

Dy grupe shqiptarësh raportohet të jenë përfshirë në një sherr masiv mbrëmjen e kaluar në Heraklion të Greqisë.

Sipas të dhënave paraprake nga mediat e shtetit helen, mbi 20 persona u përleshën dhunshëm mes tyre për motive ende të paqarta.

Falë ndërhyrjes së policisë, përplasja nuk mori përmasa më dramatike, teksa disa nga shqiptarët e përfshirë u lënduan lehtë.

Paraprakisht raportohet për 5 persona të arrestuar, emri i të cilëve nuk bëhet me dije.