Novruz Cenalia, personi që shihni në foto është polici i vrarë mesditën e sotme në Fier.
28-vjeçari, efektiv i forcave ‘Shqiponja’ ishte nisur për të shkuar në punë kur u vra me armë zjarri nga shtetasi Asllan Mërnica.
Ka dyshime se polici me origjinë nga Hasi është vrarë pas një konflikti të çastit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Baltëz të Fierit dhe autori është larguar me një mjet tip ‘Audi’.
Policia ka arritur që të gjejë makinën me të cilën është larguar autori i vrasjes së policit 28-vjeçar Novruz Cenalia.
Makina është gjetur e braktisur në një lagje afër fshatit Baltëz në Fier, pra afër vendit të vrasjes.
Ndërkohë, FNSH ka ngritur postblloqe në Vlorë me qëllim kapjen e autorit, i identifikuar si Asllan (Azgan) Mernica.