May 27, 2024
Lajmi i fundit Politikë

Publikohet kalendari, Balla i pari dëshmitar që do merret në pyetje nga Komisioni Hetimor për TIMS

Taulant Balla, ministër i Brendshëm do të jetë dëshmitari i parë i cili do të pyetet në Komisionin Hetimor për Sistemit TIMS. Marrja në pyetje do të jetë më 15 maj, në orën 17:00. Më pas, lista do të vijojë me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi.

Ditën e sotme është publikuar kalendari për thirrjen e dëshmitarëve, ku siç është bërë me dije edhe më herët lista nuk përfshin kryeministrin Edi Rama dhe as Sali Berishën.

Në listë për t’u pyetur janë edhe zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit si Muhamet Rrumbullaku, apo Ardi Veliu. Gjithashtu edhe Ervin Muça, ish- drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, i arrestuar për shkak se Kopjoi bazën e të dhënave TIMS si edhe drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.

Sipas kalendarit, procesi i marrjes së dëshmitarëve do të përfundojë 31 maj.

Kalendari i plotë
Datë 15.05.2024, ora 17:00
1. Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla
2. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi

Datë 17.05.2024, ora 11:00
1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku
2. Ish Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça
3. Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit,  Z. Enri Ndoni

Datë 27.05.2024, ora 17:00
1. Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço
2. Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu

Datë 29.05.2024, ora 17:00
1. Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani
2. Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku
3. Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska

Datë 31.05.2024, ora 11:00
1. Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati
2. Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola
3. Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni
4. Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana
5. Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi