October 2, 2024
Lajmi i fundit Politikë

Rama në mediat greke, mesazhet e takimit në Athinë kryefjalë e analizave politike

Orët e Edi Ramës në Athinë kanë zaptuar titujt kryesorë të mediave greke. Mesazhet e fjalimit patriotik të kryeministrit shqiptar janë analizuar një e nga një duke i dhënë një lexim të tyre.

Gazeta “Ta Nea” ka bërë një analizë të veprimeve të Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një tentativë për t’i dhënë Shqipërisë një rol udhëheqësi në Ballkanin Perëndimor, duke e shoqëruar me pyetjen nëse do të mund t’ia dalë: “Në këtë sfond, nën drejtimin e Ramës, Tirana vjen për t’u paraqitur – me disa përjashtime, në lidhje me ndjekjet specifike – dhe si faktor stabiliteti në Ballkan dhe jo “djali i keq” që ishte disa vite më parë, kur mendohej se po nxisnin tensione në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe gjetkë, përmes pakicave shqiptare. Nuk është rastësi, për më tepër, që Rama arriti të ketë një marrëdhënie të mirë edhe me Vuçiçin, edhe pse në teori ai kryeson konkurrentin e madh të Shqipërisë në rajon”.

Shkrimi vijon më tej duke analizuar miqësinë e Ramës me Vuçiçin, Melonin, Erdoganin, madje edhe me Uashingtonin e Brukselin, duke i cilësuar këto si pika të forta të kryeministrit shqiptar për të arritur rezultatet e tij: “Nuk ka dyshim se ambiciet e Ramës shkojnë shumë më tej. Ish-basketbollisti, kryeministri shumëgjuhësh dhe kozmopolit nuk e fsheh faktin se kërkon ta shndërrojë Shqipërinë nga një krahasues në një protagoniste të zhvillimeve në zonën e saj jetike, në Ballkan”.