May 27, 2024
Kronikë Lajmi i fundit

Të shtëna me armë në Bulqizë, qëllohet drejt një automjeti të parkuar

Të shtëna me armë janë regjistruar sot në qytetin e Bulqizës.  Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë policia dhe një grup hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet.

Pas të shtënave në drejtim të një automjeti të parkuar në Bulqizë ka reagur edhe policia.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku shtetasi me iniciale F.T., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit me iniciale A.P.

Bëhet me dije se nuk ka persona të nduar nga të shtënat, ndërsa po punohet për kapjen e autorit. Gjithashtu vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.